Agjencia Zhurnal.mk.

134 vite burg për kultivimin e 28 parcelave me kanabis

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 134 vite burg në total të 21 të pandehurve për kultivimin e 28 parcelave me kanabis në Skrapar përgjatë vitit 2020.

Grupi kriminal i hetuar nga SPAK dyshohet se është ndihmuar edhe nga zyrtarë lokal. Prokuroria kërkoi dënimin me nga dy vite burg të dy punonjësve të policisë Astrit Duro dhe Bardhyl Çela, si dhe dy funksionarëve Edmond Zotkaj dhe Fatos Lamaj për “Shpërdorim detyre”.

Si personi kryesor dhe financues i aktivitetit kriminal është kërkuar shpallja i fajshëm dhe dënimin me 15 vite burg i shtetasit Arben Lekli. Sefedin Doka, Alban Bendo, Fatjon Beshiri dhe Anxhela Beshiri, akuzohen gjithashtu nga SPAK si pjesë e të njëjtit grup kriminal dhe për të është kërkuar dënimi me nga 12 dhe 10 vite burg.

Të hetuarit e tjerë dyshohet se kanë bashkëpunuar për kultivimin e kanabisit, por jo si pjesë e të njëjtit grup kriminal.

Hetimet për këtë grup çuan në asgjësimin 5045 bimëve kanabis, si dhe sekuestrimin e 176 kilogramëve lëndë narkotike e paketuar. Trafikantët kishin ngritur impiante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin. Disa prej persona që merreshin me rritjen e kanabisit

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky