Agjencia Zhurnal.mk.

15 vjet Pavarësi/ Grubi: Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore

Shkup, 16 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Kosovës për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë.

Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në vend dhe ambasadorit Florian Qehaja u bëmë sot bashkë për të përcjellur urimet tona me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Si në çdo përvjetor rifreskuam kujtesën mbi qendresën heroike të popullit të Kosovës, reflektuam mbi lidhjen tonë të pashkëputshme kombëtare dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe për t’i dhënë fund gjenocidit.

Sot Kosova ka sërish krahë vetes si dikur mbarë botën perëndimore për të vazhduar rrugën e saj të zhvillimit.

Uroj që përvjetorët e rradhës të jenë triumf i synimeve të progresit dhe hapërim i përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=745661706923350&set=pcb.745661903589997

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky