Agjencia Zhurnal.mk.

15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Xhaçka: Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka nisur ditën me një urim me rastin e 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, krye diplomatja shqiptare ka shkruar se sot është një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në 15 vite.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën e pavarur”, shkruan Xhaçka.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰 vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë!…

Posted by Olta Xhacka on Thursday, February 16, 2023

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky