Shkup, 16 gusht – Në pajtim me të dhënat e Institutit për shëndet publik, në 24 orët e fundit janë bërë 1.593 teste, ndërsa janë regjistruar 590 raste të reja me KOVID-19, prej të cilave 142 janë riinfektime. Janë shëruar 583 pacientë, ndërkaq janë paraqitur dy persona të vdekur. Raste aktive me koronavirus janë 3.564, informoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga rastet e reja, 261 janë nga Shkupi, Manastiri – 34, Kavadari – 31, Ohri – 27, Tetova – 23, Kumanova dhe Velesi – nga 21, Prilepi – 19, Dellçeva – 17, Shtipi – 16, Gjevgjelia – 12, Strumica dhe Struga – nga 11, Koçani – 10, Gostivari dhe Negotina – nga 9, Radovishi dhe Vinica – nga 7, Berova – 6, Kriva Pallanka dhe Kratova – nga 5, Kërçova dhe Vallandova – nga 4, Resnja, Sveti Nikole dhe Demir Kapia – nga 3, Krusheva, Dmeir Hisari, makedonski brodi dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Dibra, Probishtipi dhe Pehçeva – nga 1.
Janë shëruar 583 pacientë, prej të cilëve 241 janë nga Shkupi, Manastiri – 44, Kavadari – 43, Kumanova – 40, Shtipi – 26, Velesi – 24, Prilepi – 23, Tetova dhe Gjevgjelia – nga 19, Gostivari – 18, Radovishi – 16, Strumica dhe Negotina – nga 15, Dellçeva – 10, Kërçova – 5, Vallandova – 4, Resnja, Sveti Nikole, Kratova dhe Demir kapia – nga 3, Ohri, Struga dhe Kriva Pallanka – nga 2, Koçani, Probishtipi dhe Bogdanci – nga 1.
Personat e paraqitur të vdekur janë nga Shkupi (72 vjeç) dhe Ohri (82 vjeç). Dy personat kanë vdekur në kushte spitalore. Në pajtim me Regjistrin e personave të vdekur me diagnozë të KOVID-19 nga Termini Im nuk janë regjistruar persona të vdekur.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.137.986 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 336.041, numri i pacientëve të shëruar është 323.051, i të vdekurve është 9.426.