Në dy vjetorin e rasteve të para të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë , Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka bërë thirrje për vazhdim të zbatimit të masave.
Ata u shprehën se epiket e insitutit po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë, përcjell Klankosova.tv.
“Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor! Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë! Mbaj higjienën! Respekto distancën! VAKSINOHU!”, thuhet në postimin e IKSHPK-së në Facebook.