Shkup, 16 korrik – Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka zbatuar kontroll të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 275 shoferë.
Siç kumtuan sot nga MPB-ja, prej tyre tetë kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë në ditët në vijim, paralajmëruan nga MPB-ja dhe apelojnë deri tek pjesëmarrësit në komunikacion që t’I respektojnë rregullat në rrugë




