Agjencia Zhurnal.mk.

400 milionë euro investime, Qeveria e Kosovës dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e BERZH-it, Odile Renaud-Basso kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi, në margjinat e Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor 2024 që po mbahet në Londër.

Siç ka bërë të ditur Kurti në platformën X, ky partneritet pritet të sjell një investim prej 400 milionë eurosh në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27.

Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.

“Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me Presidenten Odile Renaud Basso për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti. 

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky