Shkup, 8 gusht – Gjatë ditës së djeshme, MPB ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e gjithë shtetit për sanksionimin e veturave të cilat lëvizin me shpejtësi mbi të lejuarën, me çka janë sanksionuar 430 shoferë, informon Zhurnal.
Prej tyre, 22 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50km/h mbi të lejuarën ndërsa tre kanë lëvizur madje 70km/h më tepër se sa është lejuar.
Këto kontrolle, nga MPB thonë se do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Bëhet thirrje që të respektohen rregullat e komunikacionit./Zhurnal.mk