Në një fatkeqësi në Zelandë të Re, pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë shpëtuar gjatë përmbysjes së një anije të vogël, kumtuan autoritetet, duke saktësuar se deri te fatkeqësia ka ardhur kur anija është përplasur, me siguri me një balenë.
Policia kumtoi se anija për peshkatarë, e gjatë 8,5 metra është përmbysur në afërsi të qytetit Kaikur në Ishullin Jugor dhe po hetohen shkaqet për fatkeqësinë.
Kaikur është destinacion i popullarizuar për pamjen e balenave. Aty, fundi i detit përnjëherë bëhet i thellë, afër bregut. Disa kompani organizojnë udhëtime me anije ose helikopterë që turistët të shohin balena, delfinë dhe gjallesa tjera detare prej afër.