Agjencia Zhurnal.mk.

5 vlerat ushqyese të hurmave

Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish. Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh. Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash. Ato ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës.

Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri.

Sipas nje studimi duhet të provojmë të konsumojnë 3 hurma në ditë dhe do të përfitojnë 5 vlerat e mëposhtme.
1. Shëndeti i zemrës
2. Nivelet e energjisë
3. Përmirësojnë aparatin tretës
4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë
5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar merr mineralet e nevojshme.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, hurmat e Arabisë janë të mira për shëndetin, ndonëse kanë një nivel të lartë fruktoze.

Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta. Kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur. Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta.

Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj.

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky