Shkup, 15 qershor – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 75 raste të reja me KOVID-19, nga 937 analiza të kryera. Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 60 pacientë, ndërsa nuk është raportuar asnjë person i vdekur.
Sipas Regjistrit të të vdekurve me Diagnozë KOVID-19 nga TerminiIm, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (69 dhe 91), në periudhën nga 15 maj deri më 7 qershor të këtij viti.
Nga personat e vdekur, një ka vdekur në kushte spitalore, ndërsa një në kushte shtëpie.
Nga rastet e reja me KOVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, në Shkup janë 61, Manastir 6, Koçani 2, Prilep, Tetovë, Kavadar, Shtip, Kërçovë dhe Probishtip nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (75), janë regjistruar 11 riinfeksione.
Janë regjistruar 60 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 29, Manastiri – 10, Shtip – 7, Gostivar – 5, Tetova – 2, Koçani, Prilepi, Kavadarci, Kërçova, Dellçeva, Berova dhe Krusheva – 1.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.068.585 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend prej fillimit të epidemisë është 312.748,, numri i pacientëve të shëruar është 303.065, i të vdekurve është 9.318,, ndërsa i rasteve aktive është 365.




