Agjencia Zhurnal.mk.

780 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në BE. Gati gjysma e tyre në 2008-2021 u dha nga Italia

Rreth 780 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës 2008-2021.

Sipas të dhënave të Eurostat, është Italia shteti që kryeson me dhënien e lejeve për këtë periudhë, me 372 mijë lejë të dhëna, ose 47% e totalit.

Pas Italisë, vendin e dytë e zë Greqia, me 258 mijë leje të dhëna, ose 33% e totalit.

Në vendin e tretë vitet e fundit ka kaluar Gjermania, që ka dhënë gjithsej 53 mijë leje, ose gati 7.5 të totalit. Lejet e qëndrimit të dhëna nga shteti gjerman janë rritur vitet e fundit pasi shumë shqiptarë iu drejtuan Gjermanisë për të punuar, kryesisht mjekë, infermierë, punonjës të teknologjisë së informacionit etj.

Mbretëria e Bashkuar ka kaluar në vend të katërt, me rreth 20 mijë leje qëndrimi të dhënav, por për këtë shtet Eurostat raporton të dhënat deri në 2018-n. deri atë vit përgjithësisht jepeshin 2-3 mijë lejë në vit.

Pas këtyre katër shteteve renditet Franca, me 17 mijë lejë qëndrimi të dhëna gjithsej, ose 2.2% e totalit, Ndonëse Franca është më e preferuara për kërkesat për azil nga shqiptarët, duke u renditur e para vitet e fundit, duket se shteti francez edhe pse mund të mos i përzërë, sërish është ngurrues për të dhënë leje qëndrimi.

Belgjika, Suedia Kroacia, kanë dhënë në periudhën 2008-2021 rreth 7-9 mijë lejë qëndrimi, ndërsa shtetet e tjera më pak se 3 mijë leje gjithsej.

Edhe në vitin 2021, kur u dhanë në total 55 mijë leje nga shtetet e BE-së (pa Mbretërinë e Bashkuar) Italia ishte shteti më bujar, me gati 30 mijë leje, ose 54% të totalit, e ndjekur nga Greqia me 18%.

Por, ndërsa deri në vitin 2011 kishte një diferencë të lartë mes lejeve që jepeshin nga Italia dhe Greqia në raport me shtetet e tjera, vitet e fundit diferenca është ngushtuar dukshëm duke treguar një preferencë drejt shteteve të tjera, kryesisht Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.

Por ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se nuk ka të ndalur.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së.

Në krahasim me një vit më parë, kur ky process u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.

Nisur nga statistikat rreth 30% e shqiptarëve tashmë janë larguar nga vendi.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky