Agjencia Zhurnal.mk.

86 ndërmarrje fituan grante nga Fondi për Inovacion! Halili: Ky është tregues së fondi është shtëpi e vërtetë për kompanitë

Shkup, 4 tetor – Këto janë përfaqësuesit e kompanive fituese nga thirrja publike për “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”. Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik për 86 kompani ndau 4.4 milion euro për financim të projekteve inovative.

“Familja e FIZhT prej sot rritet me 86 ndërmarrje të reja dhe me këto shifra portofoli i FIZhT numëron 1153 projekte të kofinancuara të cilat kanë realizuar, realizojnë ose do të fillojnë me realizim të projekteve me një shumë të përgjithshme prej 130 milionë euro. Ky është një tregues i mirë që FIZhT është një shtëpi e vërtetë për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Festim Halili – drejtor i FIZhT.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, si përfaqësues i Qeverisë, e përshëndeti këtë projekt dhe ndërmarrjeve dhe fondit i uroi bashkëpunim të mbarë. Tha se ky është shembull i mirë i bashkëpunimit mes institucioneve dhe kompanive në drejtim të përshpejtimit të rritjes ekonomike.

❗️Gjithsej 4.4 milionë euro shpëndahen për të mbështetur 86 ndërmarrje vendase në kuadër të thirrjes publike “Grante të…

Posted by Festim Halili on Wednesday, October 4, 2023

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky