Agjencia Zhurnal.mk.

A do të jeni rezervë kur të vije Mbappe? Rodrygo me përgjigje epike për gazetarët spanjollë

Pavarësisht fitores mbresëlënëse 2-0 të Real Madridit kundër Bilbaos , gazetarët spanjollë arritën në një farë mënyre ta drejtonin sërish bisedën me Kylian Mbappe .

Rodrygo , i cili shënoi dy gola të dielën mbrëma, u bombardua me pyetje në lidhje me lëvizjen e mundshme të francezit në Bernabeu dhe se si mund të ndikojë në rolin e tij në ekip.

Braziliani qëndroi profesionist dhe iu përgjigj pyetjes në mënyrën më të ftohtë të mundshme.

“Mbappe në Madrid? Unë ju besoj për këtë, ju gjithmonë e dini më mirë. Nuk e di se çfarë po ndodh”.

“Ku do të luajë sezonin e ardhshëm dhe a do të rri në stol nëse ai vjen? Nuk është problemi im. Do të jetë problem për trajnerin. Jam i fokusuar vetëm te Real Madridi”, u shpreh Rodrygo.

“Jam shumë i lumtur me golat sonte, por edhe më i lumtur me rikthimin e Eder Militaos pas një kohe të gjatë”, tha ylli brazilian.

Me dy golat e tij kundër baskëve, Rodrygo tani ka shënuar 15 gola dhe tetë asistime në 41 paraqitje për Madridin këtë sezon. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky