Agjencia Zhurnal.mk.

A ka mekanizma të parandalimit të dhunës në shkolla?

Shkup, 12 prill – Në shkolla në rend të parë vjen edukimi e pastaj arsimimi, e nëse dhuna është mjet edukues atëherë i bie që gjithë nxënësit që janë viktima të dhunës mbesin të pa edukuar dhe të lënë me pasoja gjatë gjithë jetës. Dhuna në shkolla po vazhdon ende, kjo tregon që mësimdhënësit e vendosur përmes kanaleve tjera në këto vende pune nuk dinë dhe nuk e bëjnë punën e tyre si duhet. Dhuna ndaj nxënëseve në shkolla është rreptësishtë e ndaluar dhe kjo dënohet përmes Kodit Penal. Përcjellja e dijes është vetëm një përpjekje nga puna e mësimdhënësve, duhet të  japin kontribut të rëndësishëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Por, për fat të keq, disa fëmijë janë viktima të dhunës nga mësimdhënës të papërgjegjshëm. E për tu parandaluar në tërësi duhet të funksionojë raporti prind-nxënës-mësimdhënës, në të kundërtën ky fenomen shndërrohet në normalitet, shkruan Zhurnal.

Dhuna mund të parandalohet vetëm nëse funksionin trekëndëshi prindër-nxënës-mësimdhënës – 

Trekëndëshi didaktik mësues-nxënës-prind duhet të jetë i lidhur fort në rast se dëshirojmë të ndihmojmë në parandalimin e dhunës në shkolla vlerësojnë për Alsat nga Ambasada e parë e fëmijëve “ Megjashi” duke shtuar se shërbimet profesionale në shkolla nuk duhet shikuar si ekspeditë ndëshkuese, por njerëz që punojnë me fëmijët për parandalimin e çdo forme të dhunës.

“Vazhdimisht flasim se dhuna është në rritje, do të jetë në rritje në rast se nuk përfshihen edhe prindërit në këtë trekëndësh dhe nëse shërbimet profesionale nuk dalin nga zyrat e tyre që të jenë afër fëmijëve. Shërbimet profesionale nuk duhet të jenë si një ekspeditë ndëshkuese por njerëz profesional që do të punojnë me fëmijët në parandalim”, tha Dragi Zmijanac, Megjashi për Alsat. 

Nga ana tjetër, nxënësit thanë se fokusi nuk duhet të jetë vetëm te vlerësimi i tyre. Ata kërkojnë që gjatë orëve të mbajnë edhe mësime që kanë të bëjnë me edukimin. Ndërkohë prindërit vlerësojnë se dhuna në shkollë shpesh herë e ka burimin nga familja.

“Shkolla është vendi ku ne bëhemi dhe ndërtohemi si person. Mësimdhënësit duhet të kenë funksionin e edukatorëve dhe jo vetëm mësimdhënës që na ligjërojnë lëndë të ndryshme që kemi në shkollë. Duhet aspekti edukues i shkollës të vendoset në një hierarki të madhe dhe të ketë orë të caktuara ku përveç mësimit do të vëzhgohet edhe sjellja e nxënësit dhe ndryshimet në sjelljen e tij”, tha një nxënëse.

“Dhuna mes moshatarëve është prezentë që nga mosha e hershme. Do të kisha apeluar prindërit tjerë, kini kujdes në sjelljen që bëni dhe çfarë modeli jeni për fëmijët tuaj sepse ndonjëherë fëmijët dhunën e mësojnë nga familja, marrëdhëniet që ndodhin në familje”, theksoi Katerina Popova, prind.

Kujtojmë që, sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut po tenton që të gjejë modalitete për të ulur dhunën nëpër shkolla. Pas vendosjes në dispozicion të një  adrese emaili për denoncimin e dhunës, kanë arritur mbi 20 denoncime nga e gjithë Maqedonia që lidhen me raste të ndryshme dhune mes moshatarëve nëpër shkolla. Por ka edhe sugjerime për të përmirësuar sigurinë nëpër shkolla. Në mesin e ankesave ka edhe denoncime për mësimdhënës.

Dënimet përmes dhunës dhe pasojat te nxënësit –

Kujtojmë që, Komiteti për të drejtat e fëmijës (KDF) lëndimin trupor apo dënimin fizik e definon si dënim në të cilin përdoret fuqi fizike e cila, sado që të jetë e lehtë, ka për qëllim të shkaktojë dhimbje të caktuar ose pakëndshmëri .Në mjedisin e arsimit në dënimin e tillë përfshihet rrahja (goditje, shuplakë, goditje nga mbrapa,) te nxënësi me shuplakë ose me mjet. Dënimi trupor, sipas Komitetit , është degradues.

Dënimi fizik apo trupor len pasoja serioze në shëndetin mental dhe fizik të nxënësit. Ajo është e lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin, sjelljen agresive dhe mungesën e empatisë ose kujdesin për të tjerët. Pasojat janë të asaj natyre që lidhja nxënës-mësimdhënës vështirësohet dhe shkëputet, gjë që e bënë të rendë punën e mësimdhënësve drejt arritjes së rezultateve efektive.

Gjithashtu, lihet mbrapa mësimi me të cilin paraqitet mendimi kritik te nxënësit. Dënimi i këtillë nxënësve tregon se përdorimi i dhunës qoftë ajo verbale, fizike apo emotive është e papranueshme. Kjo mënyrë e të dënuarit çon deri në numër më të madh incidentesh që mund të jenë të përmasave të gjëra. Prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla për t’i edukuar dhe arsimuar, e asesi për t’i viktimizuar. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky