Agjencia Zhurnal.mk.

A meritojnë policët paga më të larta?

Shkup, 10 janar – Siguria në shtet është një ndër segmentet më të rëndësishme, madje është hallkë për funksionimin e një jete normale. Siguria është edhe nevojë elementare e bazike për të jetuar kudo në cilin do vend. Mungesa e sigurisë prodhon ndjenjën e frikës dhe të qenurit i pasigurt në vendin tënd të lindjes. E për krijimin e sigurisë janë të angazhuar policët e shtetit, njerëzit të cilët 24h janë aktiv dhe mbrojnë qytetarët në korniza të kapaciteteve të tyre. Prandaj, nëse krahasojmë kontributin e policisë me pagat e tyre janë në proporcion jo të drejt. Sindikata e policisë kërkon rritje të pagave për 15 për qind, duke filluar nga janari. Kryetari i Sindikatës, Orce Kocevski sot në deklaratë për media tha se paga themelore e një polici në këtë moment është 16.332 denarë. Dhe, kjo kërkesë duhet të miratohet në mënyrë që ata të motivohen më shumë për të punuar, dhe puna e tyre mundëson kushte paqësore për të jetuar për secilin qytetarë, shkruan Zhurnal.

Policët kërkojnë paga më të larta –

 Sindikata e policisë kërkon rritje të pagave për 15 për qind, duke filluar nga janari. Kryetari i Sindikatës, Orce Kocevski sot në deklaratë për media tha se paga themelore e një polici në këtë moment është 16.332 denarë.

“Rritja e pagave për 15 për qind, duke filluar nga janari i vitit 2024 të jetë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për çka vlerësojmë se MPB-ja është e aftë për rritjen e pagave nga buxheti i saj, respektivisht para për paga më të larta në këtë moment ka”, tha Kocevski, duke shtuar se nuk heqin dorë as nga kërkesa një euro, një pikë.

Në pyetjen se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Sindikatës nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e tyre, Kocevski ka shfaqur shpresë se ministri i Punëve të Brendshme do ta kuptojë kërkesën dhe duke filluar nga ky muaj, do ta rritë pagën minimum për 15 për qind, por nëse kjo nuk ndodh, nuk përjashtohet organizimi i protestës.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është shkelur siguria e nëpunësve policorë, të cilët, siç u tha, druajnë në terren të përdorin shkopinj gome në vetmbrojtje, Kocevski tha se Kontrolli i brendshëm i MPB-së shpesh herë pabazë suspendon nëpunës policorë dhe me këtë humbet besimi tek ata. Zgjidhja për këtë problem, sipas Kocevskit, është riorganizimi i plotë i MPB-së dhe kthimi i profesionalizmit në polici. 

Në RMV qytetarët ndjehen të pasigurt që të rritet siguria duhet të motivohen policët me paga më të larta–

Siguria është njëri nga kushtet themelore që duhet plotësuar për të garantuar një mirëqenie të mirë sociale. E për këtë pjesë ekzistojnë edhe organet e sigurisë që me kompetencat e tyre duhet ta garantojnë një gjë të tillë. Por, në Maqedoninë e Veriut ngjanë sikurse këto organe janë në gjumë e pasive në funksionim. Pasi ndodhin raste të shumta por përfundojnë pa zbardhje dhe pa asnjë epilog dhe kjo krijon ndjenjën e pasigurisë dhe frikës te qytetarët.

Megjithatë, kidnapimi i 14 vjeçares dhe vrasja e 71 vjeçarit u zbardhën në kohë rekorde dhe kjo kthehu besimin në policinë e shtetit. Prandaj, është momenti që policia edhe të shpërblehen edhe të motivohen me paga më të larta e më të dinjitetshme.

Policët janë ata që rrezikojnë dhe në çdo moment u cenohet më e shtrenjta e tyre, jeta. Polici të shëndoshë e të motivuar nënkupton shtet funksional e paqësor. Mbi të gjitha shtet që i plotëson standardet normale e minimale që janë bazike për të jetuar.

Në fakt, për rritje të pagave kanë nevojë të gjithë punëtorët pavarësisht se ku punojnë. Sepse, dita ditës jeta po vështirësohet sa më shumë. Dhe, tashmë rritja e pagave nuk është kërkesë por nevojë e pa diskutueshme që duhet të plotësohet pa u zvarritur më shumë.

Pagat e ulëta, mungesa e dinjitetit e motivimit në punë janë shtytësit kryesor që i nxisin qytetarët të dëshpërohen e të largohen nga vendi. Duhet të merren masat para se të bëhet vonë, policët nuk po kërkojnë pushime vjetore por rritje pagash për përballimin të krizës së thellë ekonomike.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky