Agjencia Zhurnal.mk.

A mund të aktivizohet Kushtrim Gashi ndaj Ballkanit? FFK-ja nuk merr përgjegjësi!

E gjithë vëmendja e futbolldashësve të futbollit të Kosovës të dielën do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton FrontOnline.

Në kryeqytet, nesër, do të zhvillohet kryendeshja e javës së pestë në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Kjo super-sfidë ka zgjuar vëmendjen e opinionit të futbollit, derisa në tempullin “Fadil Vokrri” na pret një ndeshje e “zjarrtë” – sikurse në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna.

Kjo ndeshje do të jetë interesante edhe për mesfushorin Kushtrim Gashi.

Gashi pas një mosmarrëveshje me trajnerin Ilir Daja këtë verë, vendosi ta shkëpusë kontratën dhe t’i bashkohet klubit të Prishtinës.

Megjithatë, FrontOnline mëson se mes Gashit dhe Ballkanit ka pasur një “zotim” që futbollisti të mos paraqitet në ndeshjen ndaj skuadrës suharekase.

Një gjë e tillë, portali mëson se bërë vetëm verbalisht, por jo me anë të ndonjë “kontrate speciale”.

Nga ana tjetër, Abdyl Bellopoja, kryetar i Komisariatit të Garave në Federatën e Futbollit e Kosovës ka deklaruar se një gjë e tillë nuk është përgjegjësi e FFK-së, por vetëm e palëve në fjalë.

“Ajo punë është mes palëve, ne nuk merremi me këto gjëra. NUk merremi me përpilimin e kontratës. Nuk më takon mua si kryetar i KG-së me u marrë me atë se Kushtrim Gashi luan apo jo. Nuk është përgjegjësi e jona”, deklaroi të shtunën Abdyl Bellopoja për FrontOnline.

Ndryshe, një “zotim” i tillë mes palëve nuk është dëgjuar më herët në futboll.

Ka raste kur në transferimet e formave të huazimit, futbollisti në nuk luan ndaj ish-skuadrës, por jo pas shkëputjes së kontratës.

Ndryshe, derbi i nesërm mes Prishtinës dhe Ballkanit luhet nga ora 20:00.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky