Shkup, 28 shkurt – Që nga lëshimi i rampës bullgare për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, shumë ish diplomatë dhe diplomatë aktual, politikanë, historianë dhe intelektual kanë dënuar politikën që po reflektohet nga Sofja zyrtare. Mes mbështetësve më të zëshëm të pozitave maqeodnase janë: ish ambasadorja gjermane në Shkup dhe Sofje, Gudrun Shtajnaker, ish euroambasadori Ervan Fuere, ish ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot, si dhe dhjetëra përfaqësues nga diplomacia amerikane, të cilët japin mbështetje pa rezervë për zhbllokimin e procesit për zgjerim të BE-së.
Si duket se këto mesazhe pozitive që vijnë nga persona që janë dëshmuar si miq të Maqedonisë, jomjaftueshëm po shfrytëzohen në diplomacinë tonë të jashtme, për ekspozimin e shantazheve me të cilat veprojnë nga pala bullgare. Përshtypja e përgjithshme e opinionit publik është se shteti ynë sikur të ketë hequr dorë nga mundësia për lobim përmes diplomatëve dhe politikanëve, paraqitje të cilat në opinion shpesh janë në iniciativë të tyre personale, transmeton Zhurnal.
Ish diplomati maqedonas, Dragan Janjatov, pajtohet me qëndrimin se institucionet shtetërore maqedonase të angazhuara për politikë të jashtme pamjaftueshëm i përkushtohen animimit tëdiplomatëve të jashtëm dhe intelektualëve, për transmetimin e së vërtetës tonë dhe për mbrojtje dhe promovimin e pozitave të Maqedonisë. Siç deklaron ai, mënyra më e mirë për promovmin ndërkombëtar të qëndrimeve maqedonase janë ish diplomatët, të cilët përmes karierës së tyre kanë ndërtuar marrdhënie të mira të afërta dhe miqësore me shumë personalitete nga jeta politike nga vende të tjera në Evropë dhe Botë.
“Mundësia për lobim të organizuar pamjaftueshëm po shfrytëzohet nga shteti maqedonas. Ne kemi dhe këshill të ambasadorëve dhe klub diplomatik, por kjo pamjaftueshëm po shfrytëzohet nga institucionet tona. Këto trupa më tepër duhet të veprojnë dhe askush deri tani nuk i ka shfrytëzuar potencialet dhe lidhjet që i kanë vendosur përmes karierës së tyre shumëvjeçare, madje edhe gjathë ish Jugosllavisë. Diplomatët vendorë dhe ish dipomatë të huaj që kanë qëndrime pozitive për Maqedoninë paraqesin armatës të promotorëve të politikës së jashtme. Mungon një iniciativë e sinkronizuar gjithëpërfshirëse nga MPJ apo nga presidenti i shtetit. Ka edhe një fjalë të urtë në diplomaci që thuhet: “Parku anglez është përkujdesur për 200 vite për t’u dukur ashtu bukur”. Kjo vlenë edhe për ndërtimin e politikës së jashtme. Ja, edhe përmes shembullit tim, askush nuk e di se kam marrdhënie të mira me ish përfaqësuesin e BE-së në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Incko, i cili me lidhjet e tij mund të ndihmojë për mirë për vendin tonë. Nuk i shfrytëzojmë këto mundësi përmes ish diplomatëve të jashtëm për deklaratat e tyre dhe komenteve në mediat e tyre. E lëshuam mundësinë ta bëjmë këtë edhe me Bullgarinë, me gjetjen e miqve tanë tek shteti fqinj i yni, për dallim prej tyre, të cilët ishin më të suksesshëm në paraqitjen mediatike tek ne. Nevojitet dhe kohë për këtë që tek ne të mer rrjedhë institucionale”, ka deklaruar Janjatov.
Sinisha Pekevski, analist politik dhe ekspert për piar, thotë se roli i ish diplomatëve është të ndikojnë në ndërtimin e strategjive gjenerale të vendeve të caktuara dhe Bashkimit Evropian. Por, gjithsesi, ai thotë se ky ndikim është i kufizuar, sepse shtetet dhe aleatët udhëhiqen nga interesat globale dhe proceset, transmeton Zhurnal.
“Edhe në Bashkimin Evropian dhe gjithë publikun demokratik në Evropë e dinë çfarë po ndodhë në Bullgari kur bëhet fjalë për negociatat me Maqedonisë. Mirë është kur për të vërtetën flasin dhe ish diplomatë, të cilëve më lehtë u vjen të prezantojnë faktet e vërteta, pasi t’u përfundojë funksioni. Shumë është simptomatike pse këtë nuk e kanë bërë kur kanë qenë në funksion dhe kur realisht kanë mundur të ndikojnë në politikat e jashtme të vendeve të tyre. Gjithsesi, ndikimi i tyre nuk është margjinal, pro problemi është në atë që në politikën zyrtare të Bullgarisë i jepet hapësirë për veprim, siç ishte dhe rasti me negociatat me Greqinë.
Politikat e përgjithshme të jashtme me botën projektohen 20-30 vite më parë dhe deklaratat e posaçme nuk mund të ndryshojnë. Nevojitet kreatorët dhe bartësit e politikës sonë të orientohen drejt mbrojtjes së interesave nacionale, vendosjen e shtetit juridik dhe të tjerë, dhe në këtë mënyrë do të përmirësojnë dhe pozitat e tyre me vendet tjera”, ka deklaruar Pekevski.
Nga aktiviteti i deritanishëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, mund të konkludohet se ato janë të orientuar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje bilaterale me Bullgarinë, e cila ka qëndrime të palëkundura për ekzistimin e identitetit maqedonas dhe gjuhës. Mundësia për lobim përmes intelektualë dhe politikanë me nam në vendet e Bashkimit Evropian është në minimum dhe mëkat që kjo nuk është shfrytëzuar në paraqitjet e individëve, të cilët ndonjëherë japin deklarata për mediat lidhur me politikat joprincipiele që po bëhen nga BE dhe nga Bullgaria.
Gjithsesi, edhe paraqitjet e tillajanë të mira dhe janë si “dritë në tunel” përmes së cilave kalojnë e vërteta, faktet dhe argumentet. Dhe kjo, sipas bashkëbiseduesve, nuk duhet të ndalojë, sepse zëri i drejtësisë asnjëherë nuk duhet të shuhet. Kjo është ajo që do të mobilizojë forca dhe masë kritike dhe t’i vendoset pikë “argumenteve të forcës dhe muskujve”, do të luftojë kundër agresivitetit, hegjemonimit, ashtu sikurse në histori ka mobilizuar forca kundër nacizmit dhe fashizmit.//Zhurnal.mk