Mosarritja e Shqipërisë në finalen e Eurovisionit nxiti mjaft debate në skenën shqiptare edhe sa i përket përzgjedhjes së përfaqësuesit të Shqipërisë.
Në media qarkulloi një lajm, si reagim i Alban Ramosajt, ku e tëra ishte një shaka e Olti Currit.
Këtë shaka, nuk e priti mirë këngëtari duke paralajmëruar padi ndaj tij, e ky i fundit i tha se është i gatshëm për çdo përballje.
Së fundmi dyshja ishin pjesëmarrës në festivalin “Netet e klipit shqiptar”.
A folën Olti dhe Albani dhe a i kanë sqaruar gjërat që kanë pasur mes tyre, këtë e kuptoni në materialin e përgatitur nga “Mirage”.