Agjencia Zhurnal.mk.

Abazoviç të enjten udhëheq mbledhjen e Qeverisë, diskutohet për sanksionet ndaj Rusisë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, do të kryesojë mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet gjatë së enjtes së shtatë prillit, pasi kryeministri Zdravko Krivokapiç nuk ka mundësi të marrë pjesë në takimin në të cilën pritet të diskutohet për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Kjo është diskutuar disa herë deri më tani, por propozimet e kryeministrit nuk kanë pasur shumicën.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Raising Reinke, i bëri thirrje së fundmi qeverisë malazeze të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, theksoi se Mali i Zi duhet të marrë një vendim për zbatimin e masave kufizuese të BE-së kundër Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një bisedë me ministrin e Jashtëm malazez Gjorgje Raduloviç në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel, Lajçak theksoi se Unioni vlerëson përkushtimin e dukshëm të Malit të Zi për zbatimin e një politike të jashtme të përbashkët.

Ndryshe më tre mars, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka dërguar propozim në Parlamentin e Malit të Zi për mandatar për përbërjen e Qeverisë, njoftuan nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Presidenti malazez propozoi që kryeministër i emëruar të ishte kreu i URA-së Dritan Abazovic.

Propozimi i është dërguar nënkryetares së Kuvendit, Strahinja Bulajiç.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky