I nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pritur në takim Vitalik Buterin, krijuesin e valutës së dytë digjitale më të madhe në botë, Etherium.Abazoviq nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi, por ka shkruar se “Mali i Zi është gati të jetë unik në botë”.“Ne do të jemi pjesë e revolucionit digjital global”, ka shkruar Abazoviq.Kriptovaluta Etherium, është e dyta në botë sa i përket çmimit të saj në tregun digjital, ku momentalisht kap shifrën prej 3 mijë e 37 euro.