Agjencia Zhurnal.mk.

Abdixhiku me kritika për Qeverinë: Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të pabëra

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku ka kritikuar Qeverinë aktuale në prag të përmbushjes së dy-vjetorit qeverisës.

Ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po hyn në vitin e tretë të qeverisjes, “me përplot premtime të dhëna e të pabëra”.

“Pas disa ditësh, Qeveria do të mbushë 2 vjet në pushtet. Në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi ynë shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë tanë po largohen nga vendi, kur kosto e jetesës çdo ditë po rritet, e kur pagat e secilit mbesin të ulëta, Qeveria do të festojë”, është shprehur Abdixhiku.

Sipas tij, në këto dy vjet qytetarët kanë kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna.

“Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme e përplasjen e panevojshme me aleatë jashtë. Kuptuam pra paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova e meriton”.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë këto dështime sepse besojmë se Kosova mundet shumë më mirë. Do të ndajmë edhe planet tona sepse besojmë se vendi ynë meriton më mirë. Dhe Kosova do të bëhet më mirë”, ka përfunduar i pari i LDK-së. 

Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra. Gjatë ditëve në vijim do t'i numrojmë ato, si rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë.

Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, February 7, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky