Agjencia Zhurnal.mk.

Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim: Jeni vonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur kryeministrit Kurti për ftesën për darkë pune që do të organizohet të hënën më 13 maj.

Në përgjigjen që kreu i LDK-së ia ka kthyer kryeministrit Kurit, thuhet se e konsideron të vonuar këtë ftesë për takim, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet.

Abdixhiku thekson se Kurti për këto tri vite e gjysmë ka mbjellë në polarizim të skajshëm të partive politike në Kosovë.

Por, LDK thotë se do të jetë mbështetëse për interesat madhore të Republikës së Kosovës.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në përgjigjen e Abdixhikut.

LDK-ja konsideron se arsyet për të cilat është thirrur takimi, përkatësisht agjenda legjislative e Kuvendit, mund të diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, teksa për çështjen e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, LDK thotë se do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e njëjtë.

“Sa i përket çështjeve të ngritura në letrën tuaj, përkatësisht agjendës legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK-ja konsideron se e njëjta diskutohet në Kryesinë e Kuvendit, ku përfaqësuesit tanë politik i japin dhe qëndrimet tona partiake. Ndërsa, për votimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron ato mbi politikat ditore prandaj do vazhdojë t’i votojë siç dhe ka vepruar deri më tani”, thuhet në letër.

Pozitivisht ftesës së Kurtit gjatë ditës së sot iu është përgjigjur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa nga AAK ende nuk kanë dalë me qëndrim.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky