Agjencia Zhurnal.mk.

Abdylshyqyr Abedini: Buxheti i Bujqësisë do të jetë zhvillimor dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm

Shkup, 7 dhjetor – Të nderuara media, të nderuar qytetarë, që nga hyrja jonë në qeveri dhe marrja e detyrës, në vazhdimësi kemi punuar në realizimin e më tepër projekteve. Sektori i bujqësisë është një shtyllë themelore për të garantuar se edhe në vitin tjetër do të ketë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Prapa nesh është viti ku me sukses i kaluam të gjitha sfidat dhe realizuam shumë masa intervenuese për mbështetjen e bujqve. Aktualisht po punohet në projekte, me të cilat pretendohet që të përmirësohet cilësia dhe rregullimi i jetës së qytetarëve që është pikësynimi ynë si pjesë e Qeverisë.

Ne edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me politika progresive bujqësore. Kështu vitin tjetër do të fillojmë me reformën më të madhe historike të mbështetur me një buxhet të madh historik, sepse bujqit e meritojnë këtë.
Këtu dua t’ju njoftoj se në 2023 buxheti i përgjithshëm në sektorin bujqësor është 11.9 miliardë denarë që është për 2,7 miliardë denarë më shumë se ai vitit 2022.

Pa dashur të zgjatem më shumë, më lejoni fillimisht të shpjegoj se çfarë kemi realizuar gjatë mandatit tonë si zëvendësministër i Bujqësisë.

Kemi bërë Hartimin e Raportit gjeodezik për shpronësim të plotë për digën “Sllupçanska Reka” me objektet përkatëse dhe devijimi i një pjese të rrugës lokale Sllupçan – Fshati Runicë, është shpallur prokurimi i ndërtimit të sistemit vaditës Kolibari, është nënshkruar kontrata për ndërtimi e një sistemi vaditës në fshatin Zajas dhe aty po punohet në mënyrë intensive, është bërë fizibiliteti për ndërtimin e sistemit të ujitjes në f. Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit, po punohet për përgatitjen e Projektit Bazë për rindërtimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes në komunën e Sarajit, është bërë edhe përgatitja e dokumentacionit teknik për ndërtimin e sistemit të ujitjes Raven-Reçicë, ndërsa në angazhimin tonë është edhe ndërtimi i Pompës se stacionit Dibër. Këtu nuk po flas për arritjet më të vogla, siç është hapja e njësisë rajonale të Bujqësisë në Komunën e Dollnenit, ndërsa këso zyra po punojmë të hapen edhe në komuna të tjera.

E për atë se çfarë na pret, dua t’ju njoftoj se buxheti i 2023 është i vendosur në 5 shtylla të rëndësishme. Ato janë reformat në bujqësi, bizneset e vogla familjare dhe investimet kapitale për vaditje dhe modernizimi.
Shtylla e parë është reforma në bujqësi ku për herë të parë kemi model të ri të subvencionimit dhe pagesë avancë në subvencione mbi 7 miliardë denarë. Modeli i ri subvencionimit parasheh rritje të prodhimit vendor në fokus të bujqve të vërtetë. Një nga ndryshimet kryesore për 2023 është programi për zhvillim rural, që parashikon investim me një buxhet pre 1.5 miliardë denarësh. Nëpërmjet këtij programi do të realizojmë masat: grua rurale, bujk i ri, furnizim me mjete, sisteme për vaditje etj. Si program i ri në këtë buxhet është edhe mbështetja për zhvillimin e ekonomive bujqësore, e cila ka për qëllim zhvillimin e fshatrave. Për këtë qëllim janë paraparë mjete prej 3 milionë denarë për ekzistueset dhe 1.5 milionë denarë për formimin e ekonomive bujqësore të reja.

Shtylla e dytë e buxhetit të ri është për mbështetjen e prodhuesve të vegjël nëpërmjet programit për prodhimtari të vogël të ushqimit, me një buxhet prej 35 milion denarësh. Prodhimtaritë e vogla do të mbështetën me një buxhet prej 600 mijë denarësh.

Shtylla e tretë janë investimet kapitale në ekonominë e ujërave. Shuma më e madhe e buxhetit të Ministrisë me vlerë prej 884.9 milionë denarësh është për Drejtorinë e Ekonomisë së Ujërave. Me këto mjete në 2023 do të vazhdojnë projektet kapitale të filluara. Me këtë plan do të përfundojë ndërtimi i sistemit për ujitje Raven-Reçic, me vlerë 15 milionë euro me cilën do të vaditen sipërfaqe në komunat Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar dhe Tetovë.
Në 2023, pas kompletimit të dokumentacioni dhe lejes, do të fillojë edhe projekti kapital me buxhet prej 22 milionë eurosh – ndërtimi i digës së lumit Sllupçan.

Në janar të vitit 2023 fillojmë edhe me ndërtimin e sistemit për ujitje Kolibar me vlerë 1.5 milion euro, si dhe stacioni në Komunën e Dibrës. Nuk ka zhvillim të bujqësisë pa diga bashkëkohore dhe sistem të ujitjes.
Shtylla e katërt është tranzicioni i gjelbër, që është në harmonizim me marrëveshjen e Gjelbër të Bashkimit Evropian. Për këtë janë paraparë 25 milionë denarë, që do të shfrytëzohen për shumimin e pjesëve të hapura dhe tokave erozike.

Shtylla e pestë është modernizimi i sektorit bujqësor, që do realizojmë nëpërmjet programit IPARD 3, Bankës Botërore dhe masave tona të programit për zhvillim rural. Modernizimin do ta zbatojmë nëpërmjet masës për zhvillim rural.

Për gjithë këtë punë që e kemi bërë dhe që do ta bëjmë dua ta falënderoj edhe ministrin e Bujqësisë, mikun tim Lupço Nikollovski, te i cili kam gjetur një mbështetës të të gjitha ideve dhe nismave tona.

Abdylshyqyr Abedini
Zëvendësministër i Bujqësisë

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky