Agjencia Zhurnal.mk.

Abelard Tahiri për librat shkollor: Si është e mundur që me 30 mijë nxënës më pak të paguhet trefishi i çmimit për libra

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me formimin e Komisionit Hetimor dëshirojnë ta shohin procesin në tërësi se si është e mundur që me 30 mijë nxënës më pak të paguhet trefishi i çmimit për libra, raporton Ekonomia Online.

“Nuk është një çështje që mund ta trajtojmë përmes në një seancë të jashtëzakonshme, nuk është as një çështje që mund ta bëjmë përmes një debati, e vetmja mundësi ka qenë ta thërrasim themelimin e një Komisioni Hetimor ku do të hedhim dritë dhe ndoshta nuk po paragjykojmë, ndoshta del që ka qenë më mirë dhe mund të themi që të vazhdoj edhe vitet e tjera, s’po paragjykojmë. Ne po kërkojmë që të shikojmë procesin sepse për herë të parë është ndalë financimi i librave dhe është financuar fatura që prindërit i kanë blerë. Në vitin 2016-2017 në 247 mijë nxënës në Kosovë janë financuar librat me 6 milion euro e gjysëm. Në vitin 2022-2023 me 30 mijë nxënës më pak, apo rreth 210 mijë nxënës në Kosovë librat janë blerë 19 milion euro. A ka mundësi me e pa në këtë proces se pse ka ardhur deri të rritja e çmimit, s’po paragjykojmë. Ta shohim procesin qysh është bërë me 30 mijë nxënës më pak me ne me paguar trefishin e çmimit”, ka thënë ai.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky