Antonio Vitiello, drejtori i Milannews dhe qe eshte prane botes kuqezi sa i perket informacioneve dhe detajeve qe shume nuk i dine, ka bere nje pasqyre te asaj qe ka qene faza e pare e sezonit duke ditur se kampionatet u nderprene per fillimin e Boterorit. Edhe pse Ivan Gazidis u largua dhe sdo te jete me CEO pasi ne vend te tij eshte Furlani, sigurisht qe ka rikthyer ate pjese ekonomike qe fliste para 1-2 vitesh me pare…
Ne Dubai do te kete takime te rendesishme dhe do te kete edhe nje rinovim me Emirates qe flitet te jete rreth 35 mln euro per 5 vitet e ardhshme. Nderkohe, Puma gjithashtu nga viti 2023 do te rrise kontraten e saj ne 25 mln euro. Pra, ne total do te jene rreth 65 mln euro. Por, nje faktor tjeter ka qene vendimtar per te ardhurat…
Nuk po flasim per arketimet e Champions qe gjithashtu ne total duhet te shkojne rreth 35 mln euro deri tani dhe qe nuk i dihet se sa mund te mbyllen deri ne fund. Vitiello shkruan: “Publiku i San Siros karakterizoi njëmbëdhjetë ndeshjet e kësaj pjese të parë të sezonit. Tetë ndeshje të ligës të luajtura në shtëpi dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve i sollën klubit 38.2 milionë euro!
Rezultati i pjesëmarrjes së madhe në San Siro, me një audiencë gjithnjë e më të përfshirë rreth ekipit. Ndeshja që vendosi rekorde në arkë ishte Milan-Chelsea me 6.8 milionë euro, më pas ndeshjet kundër Juves dhe Interit. Ndërsa ndeshja që regjistroi numrin më të madh të tifozëve ishte Milan-Juve me 75530 shikues në stadium”.
Praktikisht, eshte ende per t’u luajtur Milan-Tottenham dhe ka mundesi qe te thyeje edhe rekord Milan-Chelsea me 6.8 mln euro. Ne fakt, dihet se kur luhet me eliminim direkt rriten cmimet e biletave dhe keshtu qe do te shkohet ndoshta te nje ndeshje qe do te sjelle ne arkat e klubit dicka te ngjashme me 7 mln euro…