Agjencia Zhurnal.mk.

Ademi: Rezultati i procedurës për shkarkimin tim do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit

Shkup, 29 dhjetor – Sot dhe në periudhën në vijim, rezultati i kësaj procedure do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit tonë, kështu u shpreh kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, në seancën pas iniciativës për shkarkimin e saj.

Përfaqësuesja e saj ligjore në seancë është avokatja Pavlina Zefiq Jakimovska, e cila ligjërisht sqaron se pse Ademi nuk e ka shkelur Ligjin për Këshillin Gjyqësor.

“Për ne kjo nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme, kjo është një ditë historike shumë domethënëse sepse rezultati i procesit do të nxjerrë udhërrëfyesin e gjyqësorit. Kjo nuk është lufta e Besës, kjo është lufta e gjithë drejtësisë për pavarësinë e saj”, tha avokatja.

Iniciativa për shkarkimin e Besa Ademi u vendos në debat në Këshillin Gjyqësor pas intervistës së Ademit, kur ajo tha se Gjykata Supreme ishte cak i presionit politik për të ringjallur amnistinë e ish presidentit Gjorge Ivanov dhe kalkulimeve politike për shpëtimin e ish kryeministrit në arrati Nikolla Gruevski.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky