Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë të enjten në Shkup e ka zhvilluar takimin e dytë kontrollues ndaj moshatarëve të Malit të Zi. Pas disfatës 3:0 në ndeshjen e parë, të përzgjedhurit e Toni Jakimovskit, iu hakmorën në mënyrën e njëjtë. Fitoren e “verdhekuqve” të rinj e paralajmëroi kapiteni Martin Gjorgjievski me golin e realizuar vetëm pas 4 minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë në skenë doli dyshja shqiptare, Hadis Tairi dhe Destan Adili, që shënuan edhe dy gola të tjerë
. Për Adilin kjo është goli i dytë për reprezentacionin e Maqedonisë ne një interval kohor prej 1 muaj, prej kur ai u bashkëngjit ekipit. Ndryshe, djaloshi me prejardhje nga Kërcova me sukses po paraqitet edhe tek klubi i tij Rabotnicki, ndërkohe qe pritet qe ai ne te ardhmen te paraqitet për ndonjë klub jashtë vendit.






