Agjencia Zhurnal.mk.

Aeroporti i Rinasit shton kapacitete të reja dhe rrit numrin e destinacioneve

Ka përfunduar zbatimi i projektit për zgjerimin e kapaciteteve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Në kuadër të këtij projekti, janë transformuar në tërësi të gjitha hapësirat sipas standardeve të njëjta me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës.

Me përfundimin e këtij projekti krijohen lehtësira për pasagjerët. Investimi erdhi si nevojë e rritjes nga viti në vit të fluksit të udhëtarëve, që aktualisht po vendos rekorde me shifra të paimagjinueshme deri para pak kohësh.

Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë.

Ndër të tjera, flotës që operon përmes aeroportit tonë do t’i shtohet tashmë edhe kompania e njohur Ryanair, duke shtuar kështu numrin e destinacioneve dhe duke rritur konkurrencën.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky