Agjencia Zhurnal.mk.

Afati i aplikimit për masën 3 të programit IPARD 2 zgjatet deri më 21 shtator

Shkup, 3 shtator – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) njofton aplikantët e interesuar sipas masës 3 të programit IPARD 2, se pas indikacioneve të Trupit menaxhues me IPARD përmes takimeve informative të mbajtura, për 15 ditë zgjatet afati për aplikim në thirrjen publike për masën 3 të programit IPARD 2. Afati i ri për aplikim sipas kësaj mase është tashmë data 21 shtator 2022.

Zgjatja e afatit kryhet me kërkesë të aplikantëve të interesuar, në mënyrë që ata të plotësojnë në kohë dhe plotësisht dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin sipas kësaj mase.

Thirrja publike për masën 3 të programit IPARD 2 i referohet mbështetjes financiare për investime në asetet bazë për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut. Në veçanti, fondet nga kjo masë kanë për qëllim mbështetjen e projekteve që parashikojnë investime në përpunimin dhe prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, mishit dhe produkteve të mishit, frutave dhe perimeve, përpunimit të drithërave, prodhimit të produkteve të mullirit, produkteve bimore dhe vajrave, yndyra shtazore si dhe prodhimi i verës.

Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë vendi lider në rajon për sa i përket shfrytëzimit të fondeve IPARD, me një përqindje të lartë prej 97 për qind të shfrytëzimit të fondeve të pakthyeshme për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Suksesi në realizimin e këtyre projekteve dhe politikave të suksesshme bujqësore u konfirmua nga Komisioni Evropian përmes rritjes me 62 për qind, pra në 97 milionë euro fonde të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian për programin e ri IPARD 3, kumtoi MBPEU.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky