Agjencia Zhurnal.mk.

Ageler: “Behtel” punon në mënyrë transparente dhe ligjore, opozita kritikon për shkak të pikëve politike

Shkup, 18 maj – Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Anxhela P. Ageler është e bindur se procesi në të cilin është involvuar “Behtel” është plotësisht transparent dhe ligjor, sepse, siç thotë, kjo është mënyra në të cilën funksionon kjo kompani, në të kundërtën nuk do të kishte pasur projekte çdokund në botë dhe disa në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ageler në intervistë për MIA-n shprehi zhgënjim për shkak se opozita, pa disponuar me të gjitha faktet dhe informatat, e kritikon projektin, duke cekur se atë e bën për arsye politike, për marrje të pikëve politike.

Американската амбасадорка во Северна Македонија, Анџела П. Агелер е уверена дека процесот во кој е инволвиран „Бехтел“ е целосно транспарентен и законски, бидејќи, како што вели, тоа е начино

Lidhur me disharmoninë e pushtetit dhe opozitës për marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, me ç’rast për të parin kjo është marrëveshje e shekullit, ndërsa për të dytën vjedhje e shekullit, por edhe për praninë e saj në ngjarjen solemne, të cilën opinioni e priti si mbështetje për projektin, Ageler thekson se ajo si ambasadore dhe Ambasadë amerikane bëjnë gjithpka është në fuqinë e tyre për promovim të investimeve amerikane në vend. Ageler theksoi se kjo është në interes jo vetëm të investuesve dhe kompanive amerikane, por kjo është mjaft e volitshme edhe për qytetarët e këtij vendi.

“Konsideroj se është mjaft zhgënjyese ajo që ata në opozitë kritikojnë pa të gjitha faktet apo kritikojnë diçka për të cilën nuk kanë informatë. Atë e bëjnë thjeshtë vetëm për të qenë kundër Qeverisë, po, kjo është puna e opozitës, por njëkohësisht jam plotësisht e bindur se procesi në të cilin është i involvuar ‘Behtel’ është tërësisht transparent dhe ligjor, sepse ata punojnë në atë mënyrë, përndryshe nuk do të kishin pasur projekte çdokund në botë dhe një numër të caktuar këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëse nuk do të kishin qenë kompani e besueshme edhe qytetarët e këtij vendi do të jenë mjaft të lumtur t’i kenë korridoret 8 dhe 10d, kur do të kompletohen. Mendoj se bisedimet akoma zgjasin, por konsideroj se është për keqardhje që të tillë, të cilët do të qëndrojnë në rrugë, thjeshtë për të përfituar pikë politike”, theksoi Ageler në intervistë për MIA-n.

Në intervistë ambasadorja amerikane flet edhe për përmbajtjen e letrës dërguar organeve gjyqësore dhe ekzekutive, për marrëdhëniet maqedono-bullgare, për listën e zezë të SHBA-së, për vizitën e kryeministrit Kovaçevski në Uashington, për mediumet në vend…

Intervista me ambasadoren amerikane Anxhela P. Ageler, me video material tërësisht do të publikohet së shpejti.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky