Shkup, 9 janar – SHBA-të kanë plan të riafirmojnë prioritetet e përbashkëta siç është lufta kundër korrupsionit. Kjo do të ngelet prioritet për Washingtonin dhe do të ngritë disa çështje gjatë vizitës së këshilltarit të Stejt Departmentit, Derek Shole, javën e ardhshme. Kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Anxhela Ageler, informon Zhurnal.
Ageler sot në konferencë për media tha se kjo do të jetë një vit shumë intenziv ndërsa këshilltari Shole me vizitën e tij do t’i konfirmojë angazhimet dhe mbështetjen e SHBA-ve për Maqedoninë.
Sa i përket asaj nëse ka biseduar për rezultatet nga hetimi i ekipit amerikan i cili arriti në Shkup për të hetuar korrupsionin te funksionarë aktual dhe të mëparshëm, ministri Osmani tha se korniza e cial i definon marrdhëniet mes SHBA-ve dhe Maqedonisë, dhe lidhur me përmbajtjen e dialogut strategjik dhe planit aksionar i cili del nga ai, për të cilin, siç tha, pritet të miratohet nga Qeveria ditëve të ardhshme.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me ndryshimet kushtetuese, ajo tha se SHBA-ja e përkrah lëvizjen drejt integrimeve euroatlantike, si një qëllim afatgjatë të Maqedonisë së Veriut.
“E dimë se këto janë vendime të vështira, qytetarët deri tani kanë bërë shumë vendime të vështira, por ne përkrahim gjithçka që do t’ju mundësojë lëvizje drejt kësaj rruge”, tha Ageler, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Një nga sfidat kryesore që e pret Republikën e Maqedonisë së veriut këtë vit është procesi i eurointegrimit, që, krahas skriningut, reformave, ballafaqimit me korrupsionin, miratimit të ligjeve dhe krizës energjetike, do të thotë edhe ndryshim të Kushtetutës dhe Preambulës së Kushtetutës. Nuk dihet kur Qeveria do të miratojë vendim për fillim të procedurës së ndryshimit të Kushtetutës, por që të arrihet deri te përfundimi i skriningut në nëntor, nevojitet ai të fillojë në fillim të vitit. Nëse do të ketë përkrahje për ndryshime kushtetuese, të cilat dolën nga propozimi francez, të shkaktuar nga negociatat me Bullgarinë, varet më së shumti nga sigurimi i shumicës prej dy të tretave (80 vota) në Parlament. Tani për tani kjo nuk është e sigurtë, edhe pse partitë në pushtet pohojnë se punojnë në arritjen e kësaj.
“Në këtë dialog strategjik, në këtë kornizë, gjegjësisht plan akcionar, vend zë bashkëpunimi i përbashkët me SHBA-të në pjesën e luftimit të korrupsionit. Kështu që kjo është në korniza të platformës së dakorduar për bashkëpunim mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut dhe çdo mbështetje e tyre është e mirëseardhur dhe jemi falenderues për këtë”, tha ministri Osmani.
Ai shtoi se ngelet që SHBA të vendosë në çfarë mënyre do ta japin atë mbështetje.
“Vitin e kaluar e dhanë menjëherë pas lidhjes së dialogut strategjik përmes mbështetjes financiare, miliona euro shtesë për gjyqësinë. Përmes një ndihme të ekspertëve, gjegjësisht trajnimin e njerëzveë të cilët janë të përfshirë në gjyqësi. Ja, paralajmërim dhe përmes listës së sanksioneve”, tha ai./Zhurnal.mk