Agjencia Zhurnal.mk.

Aggeler: Korrupsioni është epidemi në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 4 prill – Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, në TV21 ka folur për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të SHBA-së, shtetin e së drejtës.

Ageler thotë se korrupsioni është kancer në Maqedoninë e Veriut dhe se ka përmasa epidemike.

“Korrupsioni mendoj se është epidemi, është kancer në këtë vend. Unë besoj që ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit janë hajdutë. Besoj se janë duke vjedhur nga ky shtet dhe nga qytetarët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, besoj që janë duke vjedhur edhe mundësinë, besoj se janë duke vjedhur në shumë instanca edhe shpresën dhe se njerëzit e këtij shteti meritojnë të kenë liderë, nisma për biznes dhe sipërmarrës të sinqertë”, tha Aggeler.

Sipas saj, zgjedhjet që po vijnë, janë zgjedhje ku do të vendoset e ardhmja e Maqedonisë së Veriut.

“Unë besoj se rrugëtimi i ardhshëm i këtij vendi do të vendoset në shumë mënyra nga zgjedhjet që vijnë”, tha ambasadorja Aggeler.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky