Agjencia Zhurnal.mk.

Agim Ademi me ftesë të UEFA-së, shkon në finalen e Euro 2022 për femra

Të dielen në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, zhvillohet finalja e madhe e kampionatit evropian për femra.

Për trofeun më të çmueshëm, në Londër do të përballen nikoqiret, Anglia dhe Gjermania.

Me ftesë të shtëpisë Evropiane të Futbollit(UEFA), në Londër ka udhëtuar Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

I pari i futbollit kosovar atje ka arritur pasi siguroi për Kombëtaren e Kosovës shërbimet e 21 vjeçarit të lindur në Belgjikë Laurit Krasniqi.

Ademi këto udhëtime si këtë herë në ishull i shfryëzon për intensifikimin e raporteve me krerët e institucioneve më të larta të futbollit evropian. Albania News ka siguruar foton nga Londra të Ademit.

Në finalen e madhe të Londrës, Gjermania arriti falë fitores minimale, 2:1 ndaj Francës në gjysmëfinale.

Derisa anglezet ishin bindshëm më të mira se Suedia, duke i premtuar adhuruesve anglezë se atë që nuk po ia dalin ta bëjnë meshkujt, vashat angleze janë shumë afër. Ishulloret takimin gjysmëfinal e mbyllën takimin me shifrat, 4:0.

Takimi i cili do të nxjerr kampionin e ri nga kjo konkurrencë do të zhvillohet të dielen nga ora 18.00.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky