Shkup, 20 shtator – Agjencia për menaxhim me pronën e sekuestruar të Republikës së Maqedonisë do të kryesojë me Rrjetin BAMIN (Rrjeti Ndërinstitucional ballkanik për menaxhimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme) në periudhën 2024 – 2025.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se kam nderin si drejtor i Agjencisë për menaxhim të pronës të sekuestruar, të kryesojë me Rrjetin BAMIN në periudhën 2024 – 2025. Me nder të madh Republika e Maqedonisë së Veriut do ta mbajë kryesimin e Baminit në periudhën e caktuar dhe këtë vendim e morën sot në seancën e mbajtur të Bordit drejtues të rrjetit BAMIN”, publikoi drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu.
Kjo, theksoi Nebiu paraqet një hap të madh përpara për vendin tonë në fushën e menaxhimit të pasurisë së sekuestruar dhe njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve të hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.