Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmed Kalaja sqaron ndalesën për hyrje në Maqedoni: Për pesë vite radhazi jam ndaluar nga policia

Shkup, 17 prill – Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja dje është ndaluar në kufirin e Qafë Thanës, duke mos iu lejuar hyrja në Maqedoni. Ai ishte i ftuar të marr pjesë në një nga netët e teravisë të muajit Ramazan në xhaminë e fshatit Bojanë të Shkupit, si mysafirë te hoxhë Zekirija Bajrami nga po ky fshat.

Kalaja dje nxori dokumentet ku shihen arsyet e ndalimit të tij, ku mes tjerash shkruan se ai përbën rrezik për sigurinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sot në një video të postuar nga vetë ai, ka sqaruar gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

”Herën e parë kur studenti im u martua kam pritur 6 orë në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Për pesë vite rradhazi jam ndaluar nga policia. Para një muaji isha për të mbajtur ligjëratë dhe kisha informacione se të gjitha ndalesat janë hequr dhe emri im është fshirë nga listat. Dhe kur shkova sot mu dha ajo letra famëkeqe dhe diskriminuese”, tha Ahmed Kalaja.

Ai thotë se shumë hoxhallarë kanë probleme gjatë hyrjes në Maqedonisë së Veriut duke pritur me orë të tëra.

“Ky shtet nuk është i sinqertë me shqiptarët për atë se do t’i ofrojë barazi. Letra që mu dha mua është në gjuhë angleze dhe maqedonase. Policët shqiptar ishin të mërzitur unë e shihja në fytyrat e tyre”, tha Ahmed Kalaja.

Ai mes tjerash u kërkoi falje xhematit të xhamisë së fshatit Bojanë të cilët e kishin pritur ardhjen e tij.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky