Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident në rrugën Gostivar-Çegran, lëndohet një i mitur

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën rajonale Gostivar-Çegran, në të cilën ka pësuar lëndime trupore një i mitur.

“Dje (17-korrik) në ora 13:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Çegrane ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit të drejtuar nga 34-vjeçari Xh.B. nga Çegrani i Gostivarit ka goditur një skuter elektrik (trotinet) të drejtuar nga një i mitur nga i njëjti fshat.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky