Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, vetura përplaset me një ari

Shkup, 2 dhjetor – Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, ku një veturë ka goditur një ari të vogël, që sipas QMK-së, po kalonte rrugën bashkë me një arushë të madhe dhe dy arinjtë tjerë të vogël.

Nga QMK njoftojnë se në veturë ka pasur një familje prej 4 anëtarëve, që ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Ariu i cili u godit nga automjeti mbeti i lënduar, fillimisht pothuajse i palëvizshëm dhe më pas me lëvizje të kufizuara. Rreth një orë më vonë, filloi të lëvizte dhe gradualisht u largua nga vendi i aksidentit”, theksohet në njoftimin e QMK-së, të cilët shtojnë se për ngjarjen kanë njoftuar të gjitha autoritetet, që të merren masa adekuate.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky