Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar, plagoset rëndë miku i tij

Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorenc Koleci ka humbur jetën në Itali, pasi është përfshirë në një aksident tragjik, njoftojnë mediat vendase.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Fermo, në sheshin e njohur si Ostilio Ricci, ku shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor bashkë me një mikun e tij, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Si pasojë ata kanë pësuar fraktura të shumta në trup. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ancona-s por fatkeqësisht 44-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Autoritetet kanë nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky