Agjencia Zhurnal.mk.

Aksion për dhurimin e gjakut të SPGM-së me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave

Shkup, 2 maj – Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe nëpunësve mediatikë (SPGM) sot organizon aksion për dhurimin e gjakut në kuadër të shënimit të 3 majit – Ditës botërore të lirisë së mediave.

Aksioni human, siç informojnë nga SPGM, do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar në disa lokacione në Shkup, Manastir, Strumicë dhe Shtip, në terminin prej 08:00 deri ora 14:00.

Me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave, sot në hapësirat e Qendrës ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit (Dare Xhambaz) deklarata për media do të japin kryetari i SPGM-së, Pavle Bellovski, drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski dhe sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.

Aksioni mbahet me përkrahje të Shoqatës së gazetarëve të Maqeodnisë dhe të Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky