Agjencia Zhurnal.mk.

Aksioni i parë i dhurimit të gjakut në Dibër, janë grumbulluar 26 njësi gjaku

Dibër, 11 janar – Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Dibër, sot e kreu aksionin e parë të dhurimit të gjakut për këtë vit.

I njejti u realizua në bashkëpunim me Institutin për mjekësi transfuzioni, ekipi i të cilit ishte vendosur në hapësirat e organizatës, me ç’rast për disa orë u grumbulluan 26 njësi gjaku.

“Ky është aksioni i parë nga shtatë aksionet e rregullta të planifikuara të dhurimit të gjakut për këtë vit. Për dhurim të gjakut u paraqitën rreth 40 qytetarë, por për shkaqe të ndryshme, gjak dhuruan vetëm 26. Duke e pasur parasysh gjendjen me pandeminë me Kovid-19, aksionin e vlerësojmë si të suksesshëm”, deklaroi për MIA-n Isni Telqiu, sekretar i organizatës komunale të Kryqit të Kuq.

Shtoi se plani vjetor është projektuar në 744 njësi gjaku, sa ishte edhe vitin e kaluar.

“Për shkak të gjendjes së njohur me pandeminë, plani nuk u përmbush, u grumbulluan 386 njësi gjaku, por megjithatë mund të vlerësohet si i suksesshëm në planin e dhurimit të gjakut”, theksoi Telqiu.

Në vitet paraprake plani në nivel vjetor rregullisht jo vetëm që përmbushej, por tejkalonte mesatarisht për 20 për qind, me çka Dibra bën pjesë në komunat më humane në vend.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky