Agjencia Zhurnal.mk.

Aktakuzë për dhunë ndaj një ekipi të gazetarëve

Shkup, 23 nëntor – Pas procedurës së zbatuar paraprake, prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi Propozim aktakuzë për vepër penale – Dhunë nga neni 386 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.

“I akuzuari 67-vjeçar, më 14 nëntor, me ofendim të rëndë dhe dhunë të ashpër e rrezikoi sigurinë e ekipit televiziv i cili xhironte në afërsi të shtëpisë së tij”, informojnë sot nga Prokuroria publike.

Nga atje cekin se i akuzuari fillimisht në mënyrë verbale, e më pas edhe fizike e ka sulmuar kameramanin, duke e goditur me bërrylin e djathtë drejt nofullës së poshtme në anën e majtë duke i shkaktuar lëndim trupor. Tek dëshmitarët e pranishëm – një gazetar dhe vozitësi i ekipit të gazetarëve, i akuzuari ka shkaktuar ndenjë pasigurie, rrezikim dhe frikë.

Me propozim aktakuzën, prokurori publik, në Gjykatën themelore penale Shkup ka parashtruar edhe propozim të posaçëm për vazhdim të masës së arrestit shtëpiak për të akuzuarin, sepse ende ekzistojnë bazat për të cilat fillimisht i ishte caktuar masa.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky