Strumicë, 6 prill – Gjykata Themelore në Strumicë shqiptoi aktgjykim për aksidentin e helikopterit në afërsi të Strumicës, që ndodhi më 10 korrik të vitit 2014 dhe ku humbën jetën katër pilotë të MPB-së.
Këshilli gjykues i dënoi të akuzuarit Julijana Spirtovska, atëherë drejtoreshë e “NP “Radiodufuzioni i Maqedonisë” me dy vjet burg me kusht nëse nuk e përsëriti veprën në tre vitet e ardhshme, Deagosllav Radeski, drejtor teknik, 18 muaj dënim me kusht nëse veprën nuk e përsërit në dy vitet e ardhhsme, ndërsa NP Radiodifuzioni Kombëtar është dënuar me gjobë në vlerë prej 1 milionë denarë.
Në helikopterin e prodhuar në vitin 2008, më 10 korrik të vitit 2014 pilotët e MPB-së Dragan Micevi, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Iljo Lopatiçki kanë qenë në një fluturim nate në relacionin Shkup- Veles-Negotinë-Vallandovë-Strumicë-Berovë-Dellçevë dhe mbrapa dhe është përdorë pajisje për fluturim nate.
Në momentin e rrëzimit të helikopterit MI17, me targa MAR 7712, është përplasur në shtyllën e antenës të “Radiodifuzionit të Maqedonisë” të atëhershëm, ndërsa katër pilotët kanë ndërruar jetë menjëherë./Zhurnal.mk