Shkup, 9 qershor – Në organizim të Qendrës për politika ekonomike, analiza dhe konsultime (QPEAK), me mbështetje nga NATO-ja, sot u mbajt aktivitet përfundues – seminar me panel diskutim, si pjesë e projektit nën titullin “Mëso dhe menaxho, sot dhe në të ardhmen”.
Në projekt, që u mbajt në periudhën prej 1 majit deri më sot, u përfshinës tudentë, aktivistë nga asociacionet studjentore nga disa universitete shtetërore dhe private, si dhe përfaqësues të institucioneve.
Siç informojnë nga QPEAK, pjesëmarrësit në projekt patën mundësi të njihen me agjendën rrjedhëse, bashkëpunimin transatlantik të sigurisë dhe sfidat e reja të sigurisë, marrëveshjen nga Uashingtoni, rëndësinë e konceptit të ri strategjik, mbrojtjen kolektive dhe promovimin e vlerave ë Aleancës.
“Në të njejtën kohë, të rinjtë si pjesëmarrës në këtë projekt, ndërkaq liderë ë rinj të kombit tonë, patën mundësi t’i ndajnë edhe vizionet dhe pritjet e tyre si për shtetin tonë si anëtare e NATO-s, ashtu edhe për pritjet e tyre të ardhshme nga vetë Aleanca”, shtohet në kumtesë.