Agjencia Zhurnal.mk.

Akullore shtëpie me mjedra

Keni provuar ndonjëherë akullore me mjedra? Nëse jo, tani është koha ta përgatisni vetë me recetën më të thjeshtë.

Përbërësit

  • 250 gram mjedra ( të lara mirë)
  • 1 gotë ujë
  • 50 gram shurup panje
  • Lëngu i një limoni.

Udhëzimet

  1. Në një tigan në zjarr mesatar përzieni mjedrat me shurupin e panjës. I trazoni vazhdimisht derisa mjedrat të treten plotësisht.
  2. Pasi të jenë gati, e hiqni masën nga zjarri dhe e kaloni në një tas.
  3. Pasi të jetë ftohur pak, e kaloni në blender dhe e përzieni për disa sekonda, derisa masa të bëhet homogjene. I shtoni edhe lëngun e limonit.
  4. Tani e ndani masën nëpër format specifike për akullore, ose nëse nuk keni të tilla përdorni disa gota plastike.
  5. Këto të fundit do ju ndihmojnë që kur t’i nxirrni nga ngrirja, t’i çani dhe t’i shijoni siç duhet.
  6. Akulloret me mjedra i lini në ngrirje gjatë gjithë natës.
  7. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!
  8. Ju bëftë mir!.

Related posts

Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall

D V

Racion sallate me fasule dhe avokado

D V

Pite me makarona: Recetë më të lehtë se kjo nuk do të mund të gjeni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky