Agjencia Zhurnal.mk.

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e polakes në Shqipëri. Anna Morgenstern, rezulton e përfshirë në investime në pasuri të paluajtshme, me burime të panjohura fondesh dhe dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Morgenstern, rezulton se është bashkëshortja e shtetasit gjerman Stephan Morgenstern, i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” më datë 21.08.2023, pasi akuzohet se ka krijuar një skemë piramidale në nivel ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës së bashku me individë të tjerë, kanë përfituar rreth 28 milionë euro.

Në akuzë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, Prokuroria Tiranë sekueston pasuritë e shtetases Polake në Shqipëri

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të shtetases polake Anna Morgenstern, e cila rezulton e përfshirë në investime në pasuri të paluajtshme me burime të panjohura fondesh dhe dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Kjo prokurori më datë 04.01.2024, ka regjistruar procedimin penal nr.1022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky