Agjencia Zhurnal.mk.

Al-Hilal përfshihet në garën për shërbimet e Dzekos

Fenerbahce është duke bërë përpjekje të mëdha për transferimin e veteranit boshnjak, Edin Dzeko, mirëpo përballet me konkurrencë të madhe nga Al-Hilal.

37-vjeçarit i skadon kontrata me Interin në fund të këtij muaji dhe sipas Tuttomercatoweb, klubi turk dhe agjenti i tij i kanë intensifikuar bisedimet, aq sa Alessandro Lucci ka udhëtuar drejt Turqisë për bisedime ballë për ballë.

Bisedimet me Nerazzurrët për vazhdimin e kontratës (që skadon më 30 qershor) nuk kanë qenë produktive, ashtu që sulmuesi pritet të largohet si lojtar i lirë.

Fenerbahce i ofron kontratë dyvjeçare me stabilitet dukshëm më të mirë se Interi. Porse në garë është përfshirë edhe Al-Hilal që nuk ka dyshim se do t’i ofrojë pagë shumë më të lartë.

Me kalimin e Cristiano Ronaldos në futbollin saudit (te Al Nassr) tashmë po shndërrohet në trend kalimi i emrave të njohur të futbollit në Saudi Pro League. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky