Agjencia Zhurnal.mk.

Alarmohen ndërkombëtarë: Funksionarë dhe ministra në Maqedoni po negociojnë me biznesmenë të afërt me Putinin?

Shkup, 9 shkurt – Faktori ndërkombëtar është alarmuar në nivelin më të lartë për disa lëvizje në Maqedoninë e Veriut, e që mund të reflektohen negativisht në sigurinë shtetërore.

Merret vesh se shkak për alarmin është interesimi i disa funksionarëve dhe ministrave në vendin tonë për të blerë bizneset e biznesmenëve rusë të afërt me Vladimir Putin, shkruan Zhurnal.mk.

Supozohet se kontaktet mes tyre janë vendosur përmes Beogradit, kurse interesimi për të blerë këto pasuri është për shkak se ato shiten me çmim të volitshëm, sepse janë të bllokuara për shitje si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaja Rusisë pas agresionit ushtarak në Ukrainë.

“Çdo bashkëpunim me biznesmenë të afërt me Putinin është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse bizneset e tyre blihen me çmim të shtrenjtë ose të lirë”, është porosia që ka ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

Mirëpo funksionarët e interesuar për bizneset në fjalë nuk i kanë marë shumë seriozisht porositë e ndërkombëtarëve dhe tashmë kanë filluar të detajojnë planin për blerjen e plotë, ose të pjesërishme të aksioneve të bizneseve në fjalë. Në mesin e tyre përmendet edhe kompania për prodhim të energjisë elektrike dhe ngrohjes “Te To” nga Shkupi, e cila tashmë publikisht është “shenjuar” si biznes rus në RMV.

Përflitet se po shqyrtohen mënyrat që transaksionet e shitblerjes të kryhen përmes bizneseve që posedon në vendin tonë krimineli Milan Radojçiq, pjesëmarrës në sulmin e Banjskës, ku u vra polici kosovar, Fatmir Bunjaku. Për Radojçiq thuhet se është thellë i “zhytur” në biznesin e kredive të shpejta në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e funksionarëve të interesuar për blerjen e bizneseve ruse thuhet se ka edhe disa funksionarë shqiptarë.//Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky