Agjencia Zhurnal.mk.

Albin Kurti ndryshon mendje, nuk i vjen “mysafir” Sheqerinskës në Shkup

Shkup, 9 shkurt – Edhe përkundër paralajmërime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në panelin “Politika progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, në të cilin në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup, do të flasin përfaqësues të socialistëve nga rajoni.

Në vend të tij, siç kumtuan organizuesit, do të marrë pjesë ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku, dhe sekretar ndërkombëtar i partisë politike Vetëvendosje.

Ngjarja do të fillojë me paraqitje hyrëse të nënkryetares së Partisë së socialistëve evropianë (PSE) Radmilla Shekerinska dhe prëfaqësuesja e Fondacionit Fridrih Evert, Helen Korlaender.

Është paralajmëruar në panel paraqitje të kenë kryetari i Partisë socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbail, njeriu i parë i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nënkryetarja e Partisë demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, lideri i Partisë për liri dhe drejtësi (SPP), Dragan Gjilas, më pas njeriu i parë i Partisë socialdemorkate të Malit të Zi, Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë demokratike të socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviq.

Në panel paraqitje do të ketë edhe nënkryetarja e Partisë socialdemorkate të Bosnjë e Hercegovinës, Lana Përliq, si dhe sekretari i prëgjithshëm i Partisë socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky