Agjencia Zhurnal.mk.

Albumi i shqiptares Ava Max është për momentin i dyti më i dëgjuar në botë

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka publikuar pak ditë më parë albumin e saj më të ri me titull “Diamonds & Dancefloors”.

Albumi i zhanrit ‘dance’ dhe ‘pop’ është pritur mirë nga publiku dhe menjëherë është ranguar lart në top listat ndërkombëtare.

Aktualisht, albumi i artistes me origjinë nga Shqipëria është i dyti më i dëgjuar në nivel global.

Foto: iTunes Global

Ai madje ka lënë prapa edhe albumin e shumë diskutuar këngëtarit Sam Smith, “Gloria”, i cili ende nuk është publikuar i plotë.

Në shërbimet e transmetimit të muzikës si: Spotify, iTunes dhe Apple Music, albumi “Diamonds & Dancefloors” ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh që në ditët e para të publikimit.

Kopertina e albumit “Diamonds & Dancefloors” nga Ava Max

Albumi ka gjithsej 14 këngë të zhanreve të ndryshme, ku mes tyre janë edhe hitet “A milion dollar baby” dhe “Maybe you’re the problem”.

Ky është albumi i dytë në karrierën e këngëtares shqiptare me famë botërore, pas suksesit që shënoi me albumin e saj të parë “Heaven and Hell”, i publikuar në vitin 2020.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky